E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eqrem Cabej” mirëpret përfaqësues të universiteteve, në fokus vazhdimësia e bashkëpunimit

Gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm”, në Gjirokastër drejtuesit e universitetit “Eqrem Çabej”, zhvilluan një takim me përfaqësues të universiteteve partnere nga Evropa dhe Azia. Rektori Jaho Cana  ka kërkuar zgjerimin e bashkëpunimit në vijim.

“Me kënaqësi kam vërejtur që ne, pavarësisht se takohemi përsëri, jemi takuar edhe herë tjetër. Tashmë jemi bërë miq të vjetër dhe bashkëpunimi jonë ka qenë në nivele të kënaqshme, por mendoj se ka ende vend për të bashkëpunuar më tej. Ne tashmë po bashkëpunojmë me Universitetin e Mores në Rumani, me Universitetin e Leçës. Tashmë kemi një bashkëpunim që është shembull në traditën tonë, ku kemi edhe një program të përbashkët studimi në nivel bachelor në fushën e fakultetit ekonomik – gjëra të cilat ne duhet t’i shtrijmë edhe me universitete të tjera”, u shpreh rektori Cana.

Nga të pranishmit u diskutua mbi  mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, mobilitetit akademik dhe projekteve të përbashkëta, duke forcuar më tej lidhjet mes institucioneve pjesëmarrëse.

“Ne bashkëpunojmë me universitetin tuaj që nga viti i kaluar. Vitin e kaluar organizuam një konferencë së bashku dhe jemi të gëzuar që jemi këtu.Shpresojmë të bashkëpunojmë për programe edukative”, u shpreh profesoresha Oana Radu, Universiteti “Dimitrie Cantemir”, Rumani, ndërsa profesor  Thomas Wulstan Christiansen nga Universiteti i Salentos në Itali theksoi se “Ne kemi bashkëpunuar me Universitetin e Gjirokastrës për shumë vite, në shumë nivele dhe në shumë fusha. Të vazhdojmë të bashkëpunojmë në shumë nivele të ndryshme e madje edhe në nivele që as nuk mund t’i mendojmë për momentin.”

Universiteti i Gjirokastrës ka nënshkruar rreth 100 marrëveshje kuadër me universitete të huaj, prej të cilave 50 janë aktive në fusha të ndryshme, kryesisht më Italinë Spanjën Greqinë, Poloninë, Portugalinë Amerikën.

Gazetar: Marash Mirashi

 /rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›