E Diel, 1 Nëntor 2026

Era e fortë këput kabujt elektrikë në Kuçovë, zjarr pranë bazës ajrore të NATO-s

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Zjarri u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike rrezikoi edhe banesat .

Si shkak i erës së fortë janë këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarrr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore,kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër, zjarri është vënë nën kontrroll,ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›