E Diel, 1 Nëntor 2026

Eric Wendt konfirmohet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri, ambasada amerikane: Do të mbështesë vizionin e Trump për siguri dhe NATO më të fortë

Gjenerallejtënantin në pension Eric Wendt është konfirmuar nga Senati amerikan si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Konfirmimi i tij hap rrugën për emërimin e tij zyrtar në Tiranë, ndërsa Ambasada Amerikane në Shqipëri e ka përshëndetur vendimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagoi, duke e uruar Wendt për detyrën e re dhe duke shprehur pritshmërinë për ardhjen e tij në Shqipëri.

Në reagimin e saj, ambasada thekson se Wendt do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit amerikan Donald Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fuqishme dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, shkruan ambasada amerikane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›