Erion Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin në gjykim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Plarent Ndreca, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë lidhur me procesin penal ndaj tij.
Në kërkesë, Veliaj kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të dhënë më 9 shkurt nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), si dhe shpalljen të pavlefshme të seancave të zhvilluara pas këtij vendimi.
Po ashtu, Veliaj kërkon konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të disa dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për organizimin e institucioneve të drejtësisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në kërkesë, pala kërkuese i referohet edhe shkeljeve të pretenduara të parimeve kushtetuese dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa kërkon që shpenzimet gjyqësore të bien mbi palën e interesuar.
Kërkesa e Erion Veliajt drejtuar Gjykatës KushtetueseDownload/rtsh.al/