E Hënë, 2 Nëntor 2026

Erion Veliaj publikon videon, shkon me biçikletë në punë: Një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë e para

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Veliaj duket duke ngarë një biçikletë dhe bashkëngjitur me videon shkruan:

“Një javë të shkëlqyer për ty…dhe një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë e para në Javën Europiane të Mobilitetit #NePuneMeBiciklete”.

Në fakt edhe më parë kryebashkiaku i Tiranës është parë shpesh që zgjedh të shkojë me biçikletë në punë apo në takimet e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›