E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në qendër të Këln-it në Gjermani

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person që ishte punonjës pastrimi është plagosur lehtë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapuç që vendos një sasi eksplozivi në hyrje të një klubi.

JUST IN – Explosive device detonated in Cologne, Germany. pic.twitter.com/m59eZMAuBy

— Disclose.tv (@disclosetv) September 16, 2024

“Ky është një terror për Këlnin. Dikush shpërtheu një mjet shpërthyes, edhe pse ai duhet të ketë parë që kishte njerëz atje”, tha pronari i ndërtesës ku ndodhi shpërthimi./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›