Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin ambulator të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Sipas informacioneve, zhvendosja është kryer brenda të njëjtit institucion penitenciar.
Gjatë periudhës kur mbahej në paraburgimin e Durrësit, Veliaj kishte pësuar dëmtime në këmbë duke luajtur futboll.
Lajme të Sugjeruara