Rama ndan videon nga segmenti rrugor Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne, shtysë e re për zhvillimin e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure një video në rrjetin social Facebook, që tregon rrugën e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovорin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë.
Sipas kryeministrit, kjo rrugë është një infrastrukturë e re moderne, që i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës.
“Tale, Lezhë – Një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës”, ka shkruar Rama.
Lajme të Sugjeruara