Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Erlind Sulon, në postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Erlind Sulo ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Ai ka mbajtur po ashtu kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.
Më parë ai ka mbajtur po ashtu detyrën e drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
/m.m/j.p/