Ervin Ceca betohet si kryetar i Beratit – Ceremonia zyrtare shënon nisjen e mandatit me angazhim publik

Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, nën siglën e Partisë Socialiste, Ervin Ceca ka kryer betimin si kryetar i Bashkisë Berat.
Ceremonia u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, përfaqësues të klerit dhe këshilltarë të mazhorancës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.
Ceca, që kishte drejtuar bashkinë për rreth shtatë muaj para zgjedhjeve, u angazhua të vazhdojë punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve beratas dhe forcimin e shërbimeve publike.
“Kam fatin që të marrë këtë detyrë në kohë kur Bashkia e Beratit nën udhëheqjen e ish kryetarit z. Demo ka qenë histori suksesi. Na bën krenar për transformimin e qytetit dhe për rezultatet e prekshme nga i gjithë komuniteti ynë. Ky mandat do të vijim i punës së nisur për zhvillimin e Beratit”, tha Ceca.
Ceca siguroi mandatin e tij të parë në krye të Bashkisë së Beratit me mbi 83% të votave, ndaj kandidatit te pavarur Pavlo Shkarpa.
/rtsh.al/