Euroliga në RTSH: Crvena Zvezda fiton bindshëm përballë Virtus Bologna

Virtus Bologna nuk ia del as me Crvena Zvezdën teksa humbi në fushën e saj me rezultatin 93-102, ashtu si dhe 2 ditë më parë humbi po në shtëpi përballë Fenerbahçes. Një javë e vështirë për skuadrën italiane ku shkak u bënë mungesat si pasojë e dëmtimeve dhe një rotacion i kufizuar.
Takimi përballë Zvezdes nisi me një shpejtësi të madhe në shënim nga miqtë por brenda periodës së parë Virtus do të barazonte 18-18. Që në minutat e para dukej që do të ishte një ndeshje me shumë ritëm dhe në fakt kështu ndodhi ku në gjithë pjesën e parë dueli ishte interesant pasi ndryshonte udhëheqja sa në njërin krah në tjetrin.
Zvezda pati një parcial 13-0 që i dha goditjen e pare Virtus dhe pjesa e parë do të mbyllej 52-57. Në periodën e tretë mbrojtja ashpërsohet dhe Virtus e ka të vështirë të shënojë ku për disa minuta kuptohet që Edëards, lojtari më i mirë për italianët është bllokuar dhe sulmi pëson një ngërç.
Diferenca shkon me dy shifra në favor të skuadrës serbe por teorikisht Virtus ishte ende në lojë. Sapo nis perioda e katërt diferenca shkon fillimisht në 18 pikë e më pas në 20 pikë diferencë dhe duket se gjithçka perfundoi. Tensioni rritet për Virtus, merr faull teknik trajneri dhe Edëards, i cili më pas do të zëvendësohej për dëmtim në kavilje.
Skuadra reagon mirë pas këtij episodi dhe nisin të luftojne duke u rikthyer në lojë me një diferencë prej 10 pikësh. Por në fund Zvezda tregon se përveç 16 trepikëshave është dhe shumë e fortë në tabelë dhe në koshat brenda në zonë.
Mbyllet me fitoren e Crvena Zvezdës e cila ngjitet në vend të 10-të, ndërsa Virtus qëndron në vend të 11-të.