Kalemaj: Në kabinetin e Trumpit ka dy kampe, ata që janë kundër Europës dhe ata që duan ta ringjallin

Pedagogu i Shkencave Politike Ilir Kalemaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se në administratën e presidentit amerikan Donald Trump ka ndasi.
Ai vuri në dukje se edhe brenda kabinetit amerikan ka ndasi. Sipas tij ka një tension mes dy kampeve; kampit antieuropian që e sheh Europën si konkurrencë, e sheh Europën të vjetruar dhe kampit tjetër që kërkon ringjalljen e Evropës.
Kalemaj solli në vëmendje edhe natyrën politike të Sekretarit Amerikan të Tregtisë, zëvendëspresidentit JD Vance si dhe atij të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilët sipas Kalemajt kanë stof politik dhe diplomatik të ndryshëm nga njëri-tjetri.
“Edhe brenda Departamentit Amerikan të Shtetit apo brenda kabinetit amerikan ka ndasi. Pamë atë Sekretarin e Tregtisë që ishte shumë i ashpër, JD Vance gjithashtu ka qenë shumë i ashpër.
Ndërkohë që Marco Rubio ka një stof tjetër, vjen nga përvoja e një diplomati, ka qenë në senatin amerikan, për një kohë të gjatë drejtonte Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë.
Si puna e tij janë edhe disa individë të tjerë që janë influentë brenda Shtëpisë së Bardhë. Por kjo tregon edhe një tension mes dy kampeve; kampit antievropian që e sheh Evropën si konkurrencë, e sheh Europën të vjetruar. Në 25 kompani më të mëdha të botës një është evropiane.
Evropa është duke rrëshqitur mbrapa për hir të së vërtetës; del Gjermania dhe thotë që nuk mund ta mbajë më shtetin social i cili ka qenë një histori suksesi. Nga ana tjetër janë ata që duan ta ringjallin Evropën”, tha Kalemaj.
/rtsh.al/