E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Zalgiris fiton pas dy kohëve shtesë ndaj Olympiacos

Rikthimi i Euroligës pas një jave pushim kishte një magji të madhe, në Kaunas, Davidi mundi Goliatin teksa Zalgiris fitoi përballë Olympiacos 99-94 pas dy kohëve shtesë në një ndeshje që zgjati 2 orë e 30 minuta dhe erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Takimi nisi në ekuilibër, me të dy skuadrat që tentuan lojën fizike dhe mbrotjet e ashpra. Pjesa e parë u mbyll me vetëm 2 pikë diferencë që tregonte se të dy skuadrat kishin mundësi për sukses. Në periodën e tretë trajneri i Zalgiris bën një eksperiment, fut vetëm lojtarë mbrojtës që të shmangte shkëputjen e Olympiacos dhe ta diskutonte fitoren në periodën e katërt.

Në fatk Olympiacos arriti në 10 pikë diferencë, por jo më tepër. Perioda e katërt nis me 11 pikë diferencë dhe Olympiacos duket se është nën kontroll, por ketu nis reagimi i Zalgiris. Barazon fillimisht 69-69 e më tej 71-71. Që këtu nis gjithçka pikë më pikë duke ndryshuar udhëheqjen sa në një krah në tjetrin.

Në aksionin e fundit të kohës së rregullt, Fornier nuk pason tek një lojtar i lirë dhe këtu nis debati me trajnerin e tij pasi ndeshja shkon në shtesë. Në fund të shtesës së parë, Zalgiris me 4 pikë diferencë por Olympiacos e barazon dhe e çon në shtesën e dytë. Në 5 minutat finale, Zalgiris shpërthen në trepikësha falë dhe një mbështetje të madhe të tifozëve në sallë.

Arrijnë gjithsej 12 trepikësha në këtë ndeshje dhe ia dalin të ruajnë avantazhin deri në fund përballë një skuadre që pretendon të marrë kreun. Pavarësisht se Evan Fornier shënon 32 pikë, nuk ja del të përmbysë rezultatin dhe fitorja i takon Zalgiris.

Me këtë humbje Olympiacos i largohet Fenerbahces që mban kreun, ndërsa Zalgiris mban vendin e 7-të. Për Olympiacos ndikuan mungesat e Milutinov dhe Vezenkov për shkak dëmtimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›