E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve heroike, por… kalon Galatasaray

Një performancë heroike e Juventusit nuk mjaftom. Ndeshja e kthimit mes skuadrës italiane dhe Galatasarayt përfundon me rezultatin 3-2(rezultati i përgjithshëm 5-7) me skuadrën turke që kualifikohet në raundin e 16-shes të Ligës së Kampioneve.

Ekipi i Spallettit, pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga Champions la stadiumin nën duartrokitjet e të gjithë tifozëve pas një performance të jashtëzakonshme.

Juventusi dominoi për 90 minuta plus kohën shtesë, duke krijuar raste të panumërta dhe duke shënuar tre gola në kohën e rregullt. Locatelli zhbllokoi sfidën me një penallti, ndërsa Gatti dhe McKennie zgjeruan epërsinë në pjesën e dytë, pavarësisht kartonit të kuq të Kelly.

Në shtesë, Zhegrova humbi një mundësi të pastër për ta çuar Juventusin në avantazh, topi doli jashtë. Galatasaray shfrytëzoimundësinë, duke marrë epërsinë në rezultatin e përgjithshëm me golin e Osimhen. Në minutat e fundit Yilmaz shënoi  dhe golin e dytë për turqit duke mbyllur të gjitha llogaritë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›