Europa League në RTSH: Aston Villa mund Bologna-n, vendos McGinn

Në një mbrëmje me atmosferë të zjarrtë në “Villa Park”, Aston Villa arriti të marrë një fitore të ngushtë, por shumë të rëndësishme, përballë Bolognas, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0, përballje e vlefshme për raundin e parë të Europa League që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Një ndeshje që nisi mirë për vendasit kur në minutën e 13’ McGinn, kapiteni i Aston Villas shënoi duke i dhënë më tepër moral e besim shokëve të skuadrës. Vetëm 5 minuta nga ai realizim, Aston Villa shfaqet sërish rrezikshëm, kësaj rradhe me Malen, por sulmuesi nuk i kishte bërë llogaritë me Skorupskin i cili reagoi mirë në atë situatë.
Momenti më i rrezikshëm për Bologna-n në pjesën e parë erdhi në minutën e 33’ me Bernardeschi-n, aty ku goditja e sulmuesit u ndal nga portieri Bizot. Në pjesën e dytë, Aston Villa më tepër u mundua të administronte rezultatin minimal, Vincenzo Italiano aplikoi një futboll ofensiv, duke lënë hapësira pas, megjithatë në minutën e 66’, ndërhyrja e Vitik ndaj watkins u vlerësua 11-metërsh nga kryesori Manzano, përballë Skourupskit u shfaq sulmuesi anglez, por portieri polak u tregua në lartësinë e duhur duke mbajtur në lojë ekipin e Bologna-s.
Në minutën e 71’, Bologna mund të kishte barazuar nëse Castro do e çonte topin në rrjetë, aty ku traversa i erdhi në ndihmë anglezëve. Fitore e vuajtur e Aston Villës, ndërs Bologna, pavarësisht humbjes, la përshtypje pozitive me lojën e saj të disiplinuar dhe me guximin përballë një kundërshtari të fortë.