Europa do dërgojë trupa në Ukrainë/ Macron: Forcat e sigurisë nga 26 vende mbërrijnë pas arritjes së paqes

Pas samitit te rradhës të liderëve europian për Ukrainën, I cili u mbajt në Paris, presidenti Zelensky dhe homologu I tij francez Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij shefi I Elizesë theksoi se udheheqësit ranë dakort për dërgimin e trupave në Ukrainë kur të arrihet armëpushimi.
“Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Qëllimi i këtyre forcave është të garantojnë paqen dhe të japin një sinjal strategjik për të parandaluar rifillimin e luftimeve”
Macron nënvizoi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën.
“Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë që Rusia ka humbur mbi një milion ushtarë, të vrarë ose të plagosur, në planin e saj për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas deri në nëntor 2022”.
Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjatë një telefonate me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump diskutuan mundësitë për rritjen e presionit ndaj Rusisë.
“Sot biseduam me Presidentin Trump dhe jemi mirënjohës për mbështetjen. Ishte një bisedë e gjatë dhe e detajuar rreth asaj se si ta shtyjmë situatën drejt paqes. Diskutuam mundësi të ndryshme dhe kryesorja është presioni – të përdorim masa të forta, përfshirë ato ekonomike, për të detyruar përfundimin e luftës. Presidenti Trump është shumë i pakënaqur që nafta e Rusisë po blihet nga Evropa. Ndër të tjera, ka dy vende, ne e dimë që këto janë Hungaria dhe Sllovaki
Zelensky deklaroi se takimi me presidentin e rusisë Vladimir Putinin është i nevojshëm, por sipas tij nuk duhet që të zhvillohet në Moskë.
“Një takim me Putinin është i nevojshëm. Unë besoj se nëse ata donin të prishnin një takim, do të më sugjeronin të shkoja në Moskë. Por nëse Rusia flet për një takim, ky është tashmë një hap i parë.
Sipas presidentit ukrainas shefi I kremlinit do ta përdorë takimin në Kinë për të vazhduar luftën.