E Martë, 3 Nëntor 2026

Eurovision 2025, Shqipëria kualifikohet/ Rama: “Zjerm” në finalen e 17 majit

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, video nga performanca në skenën e Eurovision.

“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovison. Shndrit, Shndrit, Shndrit”, shkruan kryeministri bashkëngjitur video së publikuar.

Natën e parë të Eurovisionit, “Zjerm” solli një kombinim të simboleve kombëtare frymëzuar nga legjenda e Rozafës duke krijuar një moment magjik në skenë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›