E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërimi në Qarkun Tiranë, PS kryeson me 177634 vota

TIRANË, 13 maj/ATSH/- Në qarkun e Tiranës procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit.

Deri tani janë numëruar 1120 qendra votimi nga 1282 që ka në total ky qark.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të orës 09:10, PS kryeson me 177634 vota dhe Koalicioni PD-ASHM 131895 vota.

Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj ka marrë 18449 vota, Partia Social Demokrate 13020, Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet 11320 vota dhe Lëvizja Bashkë 10047 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›