E Diel, 1 Nëntor 2026

FED ul normën, BQE debat për t‘i rritur

Dollari amerikan pritet të zhvlerësohet sërish ndaj lekut, por edhe ndaj të gjitha monedhave të tjera botërore. Banka Qendrore Amerikane, "Federal Rizerve", pritet të njoftojë një tjetër ulje të normës bazë të interesit, duke e çuar atë në 4.25 për qind nga 4.5 që është aktualisht. Analistët shprehen të bindur se FED do të ulë normën për të tretën herë brenda vitit 2007, me qëllim që të nxisë rritjen ekonomike dhe të zbusë impaktet e krizës së shtëpive në ekonominë amerikane. "Federal Reserve" uli për herë të parë pas 4 vitesh normën bazë të interesit në shtator, nga 5.25 në 4.75 për qind. Por Banka e shtetit amerikan e uli sërish normën më 1 nëntor, duke e çuar atë në 4.5 për qind. Këto masa të FED kanë bërë që dollari të arrijë nivelet e tij me të ulëta ndaj euros, por edhe të gjitha monedhave të tjera botërore. Ky zhvlerësim është shoqëruar me impakte pozitive në ekonominë amerikane, e cila përveç amortizimit të efekteve të krizës së shtëpive ka përmirësuar edhe bilancin e saj tregtar. Por kjo politikë ka shkaktuar shqetësime në pjesën tjetër të botës, që përdorin dollarin si monedhë ekuivalente. Ky është zhvlerësimi më i madh që nga vitet tetëdhjetë, duke i bërë analistët të mendojnë se ndoshta monedha amerikane duhet të dorëzojë monopolin ose ta ndajë atë me monedhën evropiane, që po reflekton një qëndrueshmëri të sigurtë në këtë periudhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›