FINLANDË – Disa të plagosur pas një sulmi me thikë

HELSINKI, 3 korrik /ATSSH-AFP/ – Disa persona u plagosën sot me thikë pranë një qendre tregtare në qytetin e Tamperes, Finlandë, dhe një i dyshuar është arrestuar, njoftoi policia në një deklaratë.
“Situata nuk është më e rrezikshme. Viktimat po marrin ndihmën e parë”, shtuan ata, duke theksuar se nuk ishin në gjendje të specifikonin menjëherë numrin e viktimave.
Disa makina policie dhe ambulanca u dërguan shpejt në vendin e sulmit, sipas mediave lokale.
Zona jashtë qendrës tregtare ‘’Ratina’’ në Tampere u rrethua dhe policia ende po merrte në pyetje dëshmitarët e vendit të ngjarjes, më shumë se një orë pas incidentit.
Qyteti i Tampere, me një popullsi prej afërsisht 260 000 banorësh, ndodhet 180 kilometra në veri të Helsinkit./ /os/