RUSI – Putin i konfirmon presidentit Trump se Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në Ukrainë

MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i tha sot homologut të tij amerikan, Donald Trump, në një bisedë telefonike, se Rusia nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj në Ukrainë, ndërsa shprehu gatishmëri për të vazhduar negociatat me Kievin.
“Presidenti ynë deklaroi gjithashtu se Rusia do të ndjekë objektivat e saj, përkatësisht eliminimin e shkaqeve rrënjësore të njohura që çuan në situatën aktuale”, u tha gazetarëve Yuri Ushakov, këshilltari diplomatik i Putinit.
Presidenti rus Vladimir Putin iu lut homologut të tij amerikan Donald Trump edhe për një zgjidhje “diplomatike” të konflikteve në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën e fundit midis Iranit dhe Izraelit.
“Pala ruse theksoi rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të diskutueshme, dallimeve dhe situatave të konfliktit ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, u tha gazetarëve Ushakov./ a.jor.