E Hënë, 2 Nëntor 2026

FLORIDA - Të pakten 9 të vdekuar pas rrëzimit të një avioni privat - ATSH -

UEST PALM BIÇ, 1 nëntor /ATSH/- Një avion privat tip “Learjet 60”, me nëntë persona në bord, u rrëzua sot në një zonë të banuar të kontesë Palm Biç në Florida, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr masiv, sipas AP.

Autoritetet federale amerikane thane se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom, në Teksas, dhe kishte si destinacion Bahamas.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Pamjet filmike të publikuara tregojnë avionin duke u zhytur me shpejtësi drejt tokës, përpara se të shpërthente pranë një rruge kryesore.

Përplasja la një krater të madh në asfalt, ndërsa flakët u përhapën pranë një shtylle elektrike.

Avioni u rrëzua vetëm pak metra larg automjeteve që po kalonin në rrugë, duke shmangur për pak një tragjedi edhe më të madhe.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk kishte informacion të konfirmuar nëse kishte të lënduar mes personave në tokë apo nëse ndonjë prej nëntë personave në bord kishte mbijetuar.

Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /Ad.Ab./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›