E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Biden mbërrin në Gjermani për një vizitë të shkurtër

BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Avioni qeveritar i presidentit amerikan Joe Biden, ”Air Force One”, u ul në Berlin, dje në mbrëmje vonë, për udhëtimin e tij të shkurtër zyrtar në Gjermani.

Biden është planifikuar të takohet sot me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Scholz.

81-vjeçari fillimisht ishte dashur të udhëtonte për në Berlin një javë më parë, por ai e anuloi udhëtimin me një njoftim të shkurtër për shkak të një stuhie të madhe që i afrohej bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara.

Biden tani po e kompenson vizitën e tij në një formë të zvogëluar, me një vizitë të shkurtër pune në vend të një vizite të plotë shtetërore.

Steinmeier pritet të presë Bidenin me nderime ushtarake dhe t’i dhurojë atij medaljen më të lartë të Kryqit të Madh të Urdhrit të Meritës, që është rezervuar për krerët e shteteve.

Nga 14 presidentët amerikanë që kanë qeverisur që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë, vetëm George Bush Senior është nderuar me të.

Pas kësaj, është planifikuar një takim me Scholz në kancelari.

Përpara bisedimeve të tyre, Scholz vlerësoi rolin e Biden në forcimin e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Uashingtonit.

“Është e rëndësishme të dihet se ka pasur dikush që e ka promovuar këtë në mënyrë aktive nga një kuptim i thellë i mirëkuptimit”, tha Scholz për presidentin në largim të SHBA pas samitit të BE-së në Bruksel./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›