FOKUS – Danimarka: Asnjë marrëveshje me SHBA-në pas bisedimeve për Groenlandën

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-DPA/ – Danimarka dhe SHBA-ja kanë një mosmarrëveshje themelore mbi të ardhmen e Groenlandës dhe nuk ka patëm asnjë zgjidhje, tha sot ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas një takimi me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington.
Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance pasoi presionin e vazhdueshëm nga Shtëpia e Bardhë për të marrë në zotërim Groenlandën për arsye sigurie.
“Ka një mosmarrëveshje themelore”, u shpreh Rasmussen për gazetarët.
Në bisedime mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Groenlandës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për të marrë Groenlandën, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë një blerje ose veprime ushtarake.
“NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara Çdo gjë më pak se kaq është e papranueshme”, shkroi Trump në platformën Truth Social, duke përmendur rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Kina.
Danimarka, që zotëron këtë ishull semi-autonom arktik të pasur me minerale, po rrit menjëherë praninë ushtarake në dhe rreth Grenlandës.
Shteti i BE-së është anëtar i NATO-s, ashtu si SHBA-ja.
Danimarka ka vënë në dyshim të ardhmen e NATO-s nëse SHBA vazhdon me kërcënimet e saj ushtarake.
Edhe Suedia dhe Norvegjia kanë dërguar personel ushtarak në Groenlandë./ /Ad.Ab./ a.jor.