SHBA – Trump: Vrasjet në Iran morën fund

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se “vrasjet kanë mbaruar në Iran”.
Ai theksoi se autoritetet “nuk kishin plane” për të ekzekutuar protestuesit, vërejtje që duket se e shtyjnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.
“Na është thënë se vrasjet në Iran kanë mbaruar. Ato kanë mbaruar”, tha presidenti amerikan.
”Nuk janë planifikuar ekzekutime”, shtoi ai dhe duke siguruar se kishte informacionin e tij “nga një burim i mirinformuar”./ a.jor.