E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Irani dhe Rusia zhvillojnë manovra detare në Gjirin e Omanit

TEHERAN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ –  Irani dhe Rusia zhvilluan sot një manovër të përbashkët detare në Gjirin strategjik të Omanit dhe në veriperëndim të Oqeanin Indian, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, ndërsa tensionet në rajon janë në rritje.

Raporti thekson se në manovra janë  përfshirë edhe anëtarë të Gardës Revolucionare islamik , trupat elitë të Iranit, pranë bregut jugor të vendit.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë ngritur disa herë mundësinë e veprimeve ushtarake ndaj Iranit gjatë javëve të fundit, edhe pse janë zhvilluar bisedime të reja bërthamore në Zvicër.

Vëzhguesit i shohin manovrat aktuale si një shfaqje force nga Teherani, ku mbështetja e Moskës ka për qëllim të veprojë si faktor frikësues.

Gjithashtu, për sot  janë planifikuar prova raketash në disa pjesë jugore të vendit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›