E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – Mbreti Charles III: Të zbatohet ligji për Andrew Mountbatten-Windsor

LONDËR, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Mbreti  i Britanisë së Madhe Charles III tha se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet, pasi shprehu shqetësimin më të thellë mbi arrestimin e vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për keqpërdorim në detyrën publike.

Andrew u arrestua sot pas akuzave kundër ish-princit, pas publikimit të miliona faqeve dokumentesh të lidhura me Jeffrey Epstein.

”Kam marrë me shqetësim më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për keqpërdorim në detyrë publike”, tha mbreti Charles III në përgjigje ndaj arrestimit.

”Duhet një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur, ku kjo çështje të hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet e duhura. Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”, shtoi ai.

”Të jem i qartë, ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, theksoi mbreti Chalers III./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›