E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Kievi: 355 dronë dhe nëntë raketa ruse kundër Ukrainës

KIEV, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë me nëntë raketa dhe një rekord prej 355 dronësh të llojeve të ndryshme, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

”Këta dronë përfshinin edhe ata kamikazë, tip ‘Shahed”, shtuan ato në Telegram.

”Prej tyre, të gjitha raketat si edhe 288 dronë u rrëzuan”, sipas ”RBC-Ukraine”.

”Dronët e shkatërruar u kapën në të gjithë vendin”, thanë Forcat Ajrore.

”Të paktën 55 prej tyre ishin dronë mashtrues, që ranë në zona të hapura”, shtuan ato./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›