FOKUS – Meksika në kaos, të paktën 26 të vdekur pas vrasjes së El Mencho-s

MEKSIKO SITI, 23 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të paktën 26 vdekje janë konfirmuar nga autoritetet pas dhunës që shpërtheu në Meksikë pas vrasjes së Nemesio Oseguera Cervantes “El Mencho”, udhëheqësit të kartelit Jalisco.
Viktimat civile përfshijnë një grua në muajin e tretë të shtatzënisë dhe 17 oficerë të zbatimit të ligjit: 15 anëtarë të Gardës Kombëtare, një agjent të zyrës së prokurorit dhe një roje burgu.
Në frontin kriminal, janë raportuar tetë vdekje.
Forcat e zbatimit të ligjit kanë arrestuar gjithashtu 27 persona: 11 për incidente dhune dhe 14 për plaçkitje biznesesh dhe bankash./ /os/