FOKUS – Merz udhëton drejt Uashingtonit për bisedime me Trump

BERLIN, 2 mars /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë sot drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, i planifikuar për nesër.
Kjo është vizita e dytë e Merz në Shtëpinë e Bardhë që prej marrjes së detyrës 10 muaj më parë dhe kishte qenë e planifikuar prej kohësh.
Megjithatë, sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuata të Ameikës dhe Izrael ndaj Iranit pritet të dominojnë diskutimet në Zyrën Ovale.
Pas bisedimeve është planifikuar edhe një drekë pune me Trump.
Fillimisht, takimi pritej të përqendrohej në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe politikën ndaj Kinës, por kriza në Iran tashmë do të jetë tema kryesore e diskutimeve. /Ad.Ab./