PEKIN – Kina rikonfirmon miqësinë me Iranin

PEKIN, 2 mars /ATSH-DPA/- Kina e ka siguruar Iranin për mbështetjen e saj në krizën aktuale dhe në të njëjtën kohë u bëri thirrje SHBA-së dhe Izraelit të ndërpresin menjëherë veprimet e tyre ushtarake.
Ministri i Jashtëm Wang Yi rikonfirmoi “miqësinë tradicionale” midis dy vendeve në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, sipas burimeve kineze.
“Kina mbështet vendin në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të tij”, tha Wang.
Pekini u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Izraelit të ndërpresin menjëherë veprimet ushtarake, të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të parandalojnë përhapjen e luftimeve në të gjithë Lindjen e Mesme. //a.i/