FOKUS – Musk prezanton XChat, konkurentin e mundshëm të Whatsapp

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH/ – Miliarderi dhe pronari i X, Elon Musk, njoftoi se XChat, një platformë e koduar mesazhesh dhe thirrjesh që konsiderohet si një konkurrent i mundshëm i WhatsApp, do të fillojë të prezantohet këtë javë, shkruan ”Forbes”.
XChat do të ketë veçori si zhdukja e mesazheve dhe aftësia për të dërguar “çdo lloj skedari”, ndërsa Musk bën një hap tjetër drejt shndërrimit të X në të ashtuquajturin “aplikacion për gjithçka”.
“Pres të vazhdoj të jap këshilla, sa herë që presidenti ka nevojë. Mbetem një miku i tij, një këshilltar, dhe sigurisht, nëse ka diçka që presidenti dëshiron që unë ta bëj, jam në shërbimin e tij”, theksoi ai pas largimit nga DOGE./ /os/