E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Raundi i parë i negociatave, Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Egjipt

KAJRO, 7 tetor /ATSH-ANSA/- I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Donald Trump, Jared Kushner, kanë mbërritur sot në Egjipt për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve për paqen në Gazë.

Gjatë raundit të parë të bisedimeve dje në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, Hamasi i kërkoi Izraelit të zbatonte armëpushimin dhe të tërhiqte trupat e tij nga enklava – përpara fillimit të shkëmbimit të pengjeve.

Hamasi ka vazhduar të këmbëngulë në përfshirjen e gjashtë të burgosurve që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite – në listat e palestinezëve që do të lirohen në këmbim të pengjeve. Kjo thuhet se është një nga çështjet më të rëndësishme.

Raundi i parë i bisedimeve në Gaza midis Hamasit dhe ndërmjetësve egjiptianë përfundoi “në një atmosferë pozitive”, sipas “Al-Qahera News”.

Bisedimet do të vazhdojnë sot midis Hamasit dhe ndërmjetësve, në Sharm el-Sheikh, pas mbërritjes se një delegacioni izraelit dje në Kajro.

Izraeli dhe Hamasi pritet të fillojnë bisedimet indirekte mbi detajet e propozimit të presidentit te SHBA-së, Donald Trump për shkëmbimin e burgosurve dhe arritjen e një armëpushimi afatgjatë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump theksoi dje në mbrëmje se Hamasi kishe rënë dakord për disa gjëra shumë të rëndësishme dhe se së shpejti do të kishte një marrëveshje.

Trump hodhi poshtë pretendimet se kishte një tension midis tij dhe Benjamin Netanyahut mbi marrëveshjen e Gazës.

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit po menaxhohen nga ndërmjetësues nga Egjipti dhe Katari.

Ajo që është e sigurt është se presidenti amerikan, Trump dëshiron që marrëveshja të arrihet shpejt, pa humbur më shumë kohë.

Ndërsa bombardimet vazhdojnë në Gazë, IDF pretendon se ka goditur disa qeliza terroriste të gatshme për të sulmuar trupat izraelite.

Një zyrtar amerikan tha se prioriteti i bisedimeve ishte lirimi i pengjeve.

“Ka shumë detaje që duhen përpunuar, por përparësia është lirimi i personave të rrëmbyer, sepse kjo do të ishte një nxitje për të ecur përpara me pikat e tjera të planit”, shtoi ai.

Sipas planit të Trump, Izraeli pritet gjithashtu të lirojë 1 700 të burgosur në Gaza të arrestuar pas 7 tetorit.

Izraeli po i mban sekret detajet e negociatave, siç dëshmohet nga mungesa e deklaratave.

Megjithatë, disa përfaqësues të Hamasit folën në mënyrë anonime.

“Ashtu si në raundet e mëparshme të negociatave, Hamasi do të kërkojë garanci për armëpushimin, do të kërkojë ndryshime në tërheqjen e IDF-së dhe vetëm atëherë do të fillojë diskutimi për çarmatimin dhe mërgimin”, thanë ata.

Uashingtoni dhe Jerusalemi, po tregojnë optimizëm të madh dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve që të dielën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›