FOKUS – Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës voton për pasardhësin e Dodik

SARAJEVË, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Votuesit në entitetin serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republikën Srpska (RS), do të votojnë sot për të zgjedhur një president të ri pas shkarkimit të udhëheqësit separatist, Milorad Dodik.
Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Dodik u dënua për aktivitete antikushtetuese kundër shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.
Përveç shkarkimit të tij nga detyra, vendimi i gushtit i ndalon gjithashtu atij, mbajtjen e posteve politike për gjashtë vjet.
Sinisa Karan, një mik i ngushtë i besuar i Dodik dhe anëtar i partisë qeverisëse Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), si dhe Branko Blanusa nga Partia Demokratike Serbe (SDS) në opozitë, konsiderohen kandidatët kryesorë.
Rreth 1,2 milionë votues do të jenë në gjendje të hedhin votën e tyre midis orës 7:00 të mëngjesit dhe deri në 19:00, me rezultate të pjesshme që priten të dalin sot në mbrëmje.
Vëzhguesit nuk besojnë se Karan do të vazhdojë axhendën separatiste të ndjekur nga Dodik nëse ai do të fitojë.
Ish-presidenti mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe shpreson të vazhdojë të ndikojë në politikën e brendshme si kryetar i SNSD-së.
Presidenti i ri do të shërbejë vetëm për një vit deri në fund të mandatit aktual parlamentar, përpara se të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në vitin 2026.
Vendi është i ndarë midis dy entiteteve – Federatës Boshnjako-Kroate (FBiH) dhe RS, të cilat gëzojnë autonomi të gjerë – dhe një kryetar shteti relativisht të dobët dhe një parlament federal.
Sistemi shumë kompleks i qeverisjes u imponua në vitin 1995 si pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit.
Marrëveshja e paqes i dha fund Luftës së Bosnjës – por gjithashtu u dha autoritet të gjerë udhëheqësve etnikë. //a.i/