E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë gjatë natës

KIEV, 19 tetor /ATSH-DPA/- Forcat ukrainase rrëzuan 40 nga 62 dronë të llojeve të ndryshme të lëshuar nga Rusia gjatë natës, raportuan sot Forcat Ajrore Ukrainase në Telegram.

Nëntëmbëdhjetë dronë goditën shtatë vende të ndryshme. Nuk u dhanë informacione të mëtejshme mbi sulmet.

Autoriteti ukrainas i mbrojtjes civile raportoi disa blloqe apartamentesh të dëmtuara në Shakhtarske në rajonin e Dnipropetrovskut, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit rajonal të Dnipros.

Guvernatori rajonal, Vladyslav Hayvanenko raportoi në Telegram se ishin plagosur 10 persona.

Në Moskë, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi rrëzimin e 45 dronëve ukrainas, shumica e të cilëve ishin kapur në rajonet Samara dhe Saratov përgjatë lumit Vollga.

Guvernatori i Orenburgut, Yevgeny Solntsev, raportoi sulme me dronë në një fabrikë gazi, që çuan në djegien e një punishteje në rajon, më shumë se 900 kilometra nga Ukraina.

Ukraina po përballet me pushtimin e plotë rus që nga shkurti i vitit 2022. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›