E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Shërbimet postare evropiane pezullojnë dërgesat e pakove në SHBA për shkak të tarifave

UASHINGTON, 24 gusht /ATSH/-Fundi i një përjashtimi nga detyrimet tarifore për pakot me vlerë të ulët që shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bën – që shumë shërbime postare ndërkombëtare të ndalojnë dërgesat, ndërsa presin më shumë sqarime mbi rregullin, sipas AP.

Përjashtimi, i njohur si përjashtimi “de minimis”, lejon që pakot me vlerë më pak se 800 dollarë të shkojnë në SHBA pa taksa.

“Një total prej 1,36 miliardë pako u dërguan në vitin 2024 sipas këtij përjashtimi – për mallra me vlerë 64,6 miliardë dollarë”, sipas të dhënave nga Agjencia e Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së.

Afati i këtij përjashtimi përfundon të premten.

Të shtunën, shërbimet postare në të gjithë Evropën njoftuan se po pezullojnë dërgesat e pakove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – për shkak të konfuzionit mbi detyrimet e reja të importit.

Shërbimet postare në Gjermani, Danimarkë, Suedi dhe Itali thanë se do të ndalojnë dërgimin e shumicës së mallrave në SHBA menjëherë.

Franca dhe Austria do të ndalojnë dërgesat të hënën.

Posta e Britanisë së Madhe tha se do të ndalonte dërgesat për në SHBA të martën për t’i dhënë kohë mbërritjes së këtyre pakove – përpara se të hynin në fuqi taksat.

Artikujt me origjinë nga Britania e Madhe me vlerë mbi 100 dollarë – duke përfshirë dhuratat për miqtë dhe familjen – do të kenë një taksë prej 10%. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›