FOKUS – Tajani: Shqipëria të hyjë në BE para 2030, le ta mbështesim atë!

MESINA, 21 qershor /ATSH/ – Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në festimin e 70-vjetorit të Konferencës së Mesinës.
”Vende si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, duhet të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt BE-së. Duam ta përshpejtojmë procesin e ribashkimit”, shtoi Tajani.
“Shpresa është që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen me Bashkimin Evropian para vitit 2030 kishte deklaruar edhe presidenti i atëhershëm i Këshillit Evropian, Charles Michel, por unë do të doja të ndodhte përpara vitin 2030”, shtoi ai.
Si fillim do të dëshiroja vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe pastaj do të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën, të cilat janë dy vende të tjera kandidate dhe është e drejtë që ato janë pjesë e Bashkimit tonë”, deklaroi Tajani.
‘Vende si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara. Duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hyrë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër. Ata kanë bërë një zgjedhje politike, është e drejtë t’i mbështesim ata dhe të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’i ndihmuar ata”, përfundoi Tajani. /os/