E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Von der Leyen: Nuk do të derdhim lot për regjimin iranian i cili torturoi qytetarët e vet

BRUKSEL, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Nuk do të derdhim lot për një regjim të tillë. Shumë iranianë festuan rënien e Khameneit. Ata shpresojnë se ky moment do të hapë rrugën për një Iran të lirë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

‘’Kjo është ajo që meriton populli iranian: liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur të ardhmen e vet”, theksoi von der Leyen.

“Më shumë se 17 000 njerëz janë vrarë ndërsa regjimi qëndroi i kapur pas pushtetit. Por krimet e këtij regjimi datojnë dekada më parë. Ai ka burgosur dhe torturuar qytetarët e vet’’, shtoi ajo.

‘’Regjimi  i Ajatollahut ka sponsorizuar terrorizmin në të gjithë rajonin dhe madje edhe në tokën evropiane. Dhe ka ofruar mbështetje thelbësore për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ajo.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›