E Diel, 1 Nëntor 2026

ZVICËR – Të paktën gjashtë të vdekur e disa të plagosur nga zjarri që përfshiu një autobuz publik

KERZERS, 11 mars /ATSH/ – Një autobus publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers, në kantonin zviceran të Fribourg, duke shkaktuar disa vdekje dhe lëndime, shkruan corriere.it.

Raporti fillestar i policisë është gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur, përfshirë një punonjës shpëtimi.

Tragjedia u shkaktua nga një veprim ‘’i çmendur’’: një pasagjer në autobus i vuri flakën vetes.

Incidenti ndodhi në Murtenstrasse, në zemër të qytetit zviceran, para dhjetëra dëshmitarëve.

Vendi i aksidentit u rrethua menjëherë dhe zjarrfikësit njoftuan se operacionet do të vazhdonin gjatë gjithë natës.

Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat zvicerane, raportuan se një pasagjer në autobus i vuri flakën vetes, duke i vënë flakën të gjithë automjetit.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›