FOTO – “Kam lindur për së dyti”/ Makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi: Më zuri gjumi

Një aksident ka ndodhur këtë enjte në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Perbreg.
Një automjet ka dalë nga rruga është përplasur me murin mbajtës të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i automjetit, Besart Cecelia 48-vjeç i cili fatmirësisht ka shpëtuar, tha se momentin kur ka ndodhur aksidenti, ka qenë i lodhur, dhe e ka zënë gjumi dhe ky ka qenë momenti edhe kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.
Ai tregoi se agjëronte dhe se ishte nisur për në Shkodër, pasi ishte trajner futbolli, ndërkohë policia dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë.
“Quhem Besart Cecelia, jam nga Vushtria e Kosovës. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basanja jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga.
Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basanja, i kategorisë së dytë”, tregoi ai, ndërsa shtoi: “Kam lindur për së dyti”.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.