E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Asambleja e PS Mallakastër, Balluku: Takimet në terren dhe anëtarësimet e reja, fokusi i punës sonë

Belinda Balluku vijon takimet me strukturat e Partisë Socialiste.

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Fierit u ndal së fundmi në Mallakasatër, ku u zhvillua Asambleja e Zgjeruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se, takimet në terren dhe anëtarësimet e reja do të jenë në fokus të kësaj strukture.

“Mallakastër, Asambleja e zgjeruar e PS. 

Riorganizim, takime në terren me qytetarët dhe anëtarësime të reja, do të jenë në fokus dhe vëmendje të punës sonë.

Do të vazhdojmë të çojmë përpara projekte dhe investime të rëndësishme që ju shërbejnë të gjithëve dhe nxisin zhvillimin ekonomik të zonës”, shkruan Balluku në postimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›