E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Digjen pyjet e Syrit të Kaltër, zjarri duket nga ishulli i Korfuzit

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e njohur turistike “Syri i Kaltër” në Sarandë, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, flakët janë të dukshme edhe nga ishulli Korfuzit në Greqi

Situata paraqitet mjaft problematike, pasi temperaturat e larta dhe era favorizuan flakët, duke rrezikuar drejtpërdrejt një nga zonat më të bukura të vendit.

Rreth 300 turistë janë evakuuar dhe janë shpëtuar 100 makina të parkuara, ndërsa është bllokuar rruga Sarandë – Muzinë.

Për vënien e flakëve nën kontroll, në zonë shkuan dy helikopterë të ushtrisë, 20 forca dhe 4 mjete zjarrfikëse.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›