E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO-EMRAT/ Aksidenti në aksin Rrëshen-Milot, Policia: 2 viktima, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Rrëshen-Milot, në afërsi të Rubikut.

Sipas policisë, 2 automjete janë përplasur me njëra dhe për pasojë 2 person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se,  kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi Nikoll Prenga, si dhe Franush Palaj, rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›