“Ishin të padobishëm kur kishin nevojë, një Tigër Letre”/ Trump-NATO-s: Qëndroni larg Hormuzit

Ditën e sotme pas shumë javësh u njoftua hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit, një zhvillim i cili u njoftua nga ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Ai u shpreh se kjo gjendje do të vijojë deri në fund të armëpushimit të vendosur.
Pas këtij zhvillimi ka reaguar presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se bllokada detare e vendosur nga SHBA-ja, do të vazhdojë.
Më tej, presidenti amerikan i drejtohet shteteve anëtare të NATO-s, duke u kërkuar të qëndrojnë larg Ngushticës së Hormuzit.
“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse do të na duhej ndihmë. U thashë të qëndrojnë larg, Përveç atyre që nuk duan vetëm të mbushin anijet e tyre me naftë. Ishin të padobishëm kur kishin nevojë, një Tigër Letre“, shkruan Trump në “Truth”.