E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO-EMRI/ Ky është turku i plagosur sot në Tiranë! Rrethanat e ngjarjes ende mister

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është 39 vjeçari turk, Halil Uçar, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Saukut.

Sipas Policisë, dyshohet se Uçar, është qëlluar me armë brenda një lokali në këtë zonë.

Mësohet gjithashtu se, edhe autori I dyshuar është gjithashtu shtetas turku.

I plagosuri është paraqitur në spital dhe sipas uniformave blu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk jepet asnjë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi më herët Policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›