E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ Kritika ndaj vajzës së Donald Trump pas shfaqjes së saj në kopertinën e një reviste

Një kopertinë reviste e shpërndarë nga Tiffany Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka shkaktuar polemika në Shtetet e Bashkuara, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

Trump Tiffany (5)

Ajo shfaqet në kopertinën e revistës L’Officiel Monaco, e cila i kushtohet botës së luksit, modës dhe stilit ekskluziv të jetesës.

Në kopertinë, Tiffany Trump pozon me një fustan ngjyrë argjendi, ndërsa krahas fotografisë janë vendosur titujt: “Grace in Detail” (Elegancë në çdo detaj) dhe “Power. Poise. Purpose.” (Fuqia. Vetëpërmbajtja. Qëllimi).

Trump Tiffany (4)

Seti fotografik është realizuar në klubin Mar-a-Lago në Palm Beach, rezidenca e familjes Trump, ndërsa koncepti i realizimit është frymëzuar nga arkitektura dhe ambientet e brendshme të pronës. Revista ka publikuar gjithashtu një video të shkurtër që tregon prapaskenat e fotografimit.

Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta në internet, ku disa përdorues e kanë cilësuar kopertinën si të papërshtatshme dhe të shkëputur nga realiteti, në një periudhë kur amerikanët po përballen me shqetësime për rritjen e vazhdueshme të çmimeve. “Ju vërtet nuk arrini të përmbaheni, apo jo? Duhet të mësoje të kuptoje situatën, e dashur. Amerikanët nuk arrijnë të paguajnë as karburantin dhe ti shfaqesh me veshje luksoze…”, ishte një nga komentet kritike në platformën X. “Jo, faleminderit! Unë mezi ia dal të përballoj jetesën, ndërsa ti shfaqesh me veshje që kushtojnë më shumë se paga ime vjetore”, shkroi një tjetër përdorues.

Trump Tiffany (3)

Trump Tiffany (2)

Trump Tiffany (1)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›