E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është Oltion Klosi, makinës së tij iu vendos tritol. Shkak dyshohet aktiviteti në Spanjë

Oltjon Klosi është 36-vjeçari, makinës së të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë.

Ky i fundit jeton dhe në Spanjë dhe aktiviteti i tij dyshohet të jetë motiv për vendosjen e tritolit.

Klosi figuron me precedent penal për konflikte në Shqipëri.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia kanë kapur autorin në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet me biçikletë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›