E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja në Sauk, autori turk/ Shkak konfliktet e mëparshme me bashkëatdhetarin

Autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit nga Turqia, 39-vjeçarit Halil Uçar në Sauk të Vjetër, rezulton të jetë shtetas turk.

Mësohet se shkak për plagosjen, ishin konfliktet e mëparshme mes dy shtetasve.

I plagosuri nuk ka qenë bashkëpunues gjatë marrjes në pyetje nga efektivët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda një restoranti turk në zonë.

Autori është identifikuar nga policia dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›