E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa.

Gjatë vizitës, Rama ka zhvilluar një darkë pune me Presidentin Costa, ku fokusi kryesor ka qenë procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Agjenda e shkurtër e Kryeministrit në Bruksel synon të forcojë dialogun me institucionet europiane dhe të diskutojë hapat e mëtejshëm për integrimin e vendit në BE.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›