E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në mes të detit, përplaset një cisternë nafte dhe një anije mallrash

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash kanë shpërthyer në flakë pasi u përplasën në Detin e Veriut në brigjet e Lincolnshire. Sipas mediave të huaja, katër ekuipazhe janë në vendngjarje.

Përplasja u raportua pak para orës 9:50 të mëngjesit, ndërsa raportohet se ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë braktisur anijet pas përplasjes rreth 13 milje nga bregu.

32 persona u sollën në breg, tha Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

   

Cisterna e naftës quhet Stena Immaculate dhe po lundron nën një flamur amerikan, ndërsa anija e mallrave quhet Solong dhe është me flamur portugez.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›